Lamine Yamal, është padyshim një nga lojtarët më të përfolur të momentit, për shkak të atyre që bën në fushë, por edhe jashtë saj.

Shpesh e kanë krahasuar me Lionel Messin, lojtarin që shkroi historinë me Barcelonën, por vetë 18-vjeçari, në një rrëfim të bërë për “CBS”, u shpreh se nuk dëshiron të jetë Messi.

Ai ka kujtuar në kaluarën, ndërsa u shpreh se ndihet krenar, kur njerëzit i thonë se kanë nisur të shikojnë futboll prej tij.

“Messi është më i miri në histori. Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Messi. Dua të ndjek rrugën time, dhe kaq.

Atje ku u rrita, fushat ku luanim kishin, le të themi, mure ku uleshin njerëzit, dhe mendoj se nuk kishte ndjesi më të mirë sesa t’i bëje të ngriheshin në këmbë, duke qeshur me kundërshtarët. Mendoj se është ndjesia më e mirë në botë, dhe është diçka që më kujton shumë kur luaj në fushë dhe tifozët ngrihen në këmbë sepse habiten nga një veprim i imi.

Ka njerëz që më kanë thënë se kanë filluar të shikojnë futboll përsëri për shkakun tim. Nëna ime tani i shikon të gjitha ndeshjet e mia. Njerëzit këtu kishin ndaluar së veshuri fanellat e futbollit në shkollë dhe tani kjo tendencë është rikthyer. Edhe turistët, këtu në Barcelonë, po blejnë fanellën e Barcelonës me numrin 10 në shpinë. Kjo më bën të kuptoj shumë për atë që kam arritur.

Një 18-vjeçar del nga shkolla dhe shkon në shtëpi, ndërsa unë shkoj në stërvitje dhe katër paparacë janë në shtëpinë time duke më pyetur për jetën time. Ndez televizorin dhe jam në televizor. Po ecja në rrugë dhe pashë një djalë që mbante veshur fanellën time. Dua të dal për një pije dhe nuk mundem sepse njerëzit do të më ndalojnë. Megjithatë kjo nuk më shqetëson. Në fakt, më pëlqen”, deklaroi Yamal.