Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMIQËSORJA/ Besëlidhja fiton 2-1 në testin ndaj Besës së Pejës

MIQËSORJA/ Besëlidhja fiton 2-1 në testin ndaj Besës së Pejës

Besëlidhja e Lezhës ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore në kuadrin e përgatitjeve për gjysmën e dytë të kampionatit. Ajo është luajtur pasditen e sotme në stadiumin e saj dhe kundërshtar ka qenë ekipi Besa i Pejës. Vendasit kanë fituar me rezultatin 2-1.

Ka qenë sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta ai që ka zhbllokuar shifrat që në minutën e 6-të, ndërsa goli i fitores është shënuar nga Ruben Danaj 10 minuta para fundit të ndeshjes, ndërkohë që më parë pejanët kishin arritur të barazonin për disa minuta shifrat.

Ky takim, ashtu si dhe ai i kaluari ndaj Lirisë së Prizrenit, shërbeu si një test i rëndësishëm për stafin teknik, i cili pati mundësinë të vlerësojë gjendjen fizike dhe formën e lojtarëve.

Trajneri Elvis Plori ndoqi me kujdes paraqitjen e skuadrës, duke eksperimentuar me skema dhe elementë të ndryshëm, ndërsa grupi tregoi harmoni dhe bashkëpunim në çdo repart. Atmosfera në ekip mbetet mjaft pozitive, çka reflekton edhe seriozitetin me të cilin po zhvillohen përgatitjet për fazën e ardhshme të kampionatit.

Në ditët në vazhdim, pritet që të ketë edhe ndonjë ndeshje tjetër miqësore në prag të startit të fazës së dytë të kampionatit, ku objektivi padyshim që do të jetë ruajtja e vendit të parë dhe ngjitja një kategori më lart.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments