Tuesday, February 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREStrakosha një garanci për Sylvinhon, shkëlqen te AEK duke pritur penallti

Strakosha një garanci për Sylvinhon, shkëlqen te AEK duke pritur penallti

Thomas Strakosha po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Portieri i Kombëtares shqiptare, ka qenë shpesh protagonist tek AEK-u në Greqi gjatë këtij sezoni.

Gardiani kuqezi u shfaq vendimtar edhe në një duel delikat, siç ishte ai ndaj PAOK-ut, i mbyllur na barazim pa gola. Në minutën e 12-të, skuadra nga Selaniku kishte mundësinë të kalonte në avantazh, por gjuajtja e Giakoumakis u ndal nga Strakosha.

Portieri kuptoi krahun dhe shmangu golin për skuadrën e tij. Në fund, kjo pritje mori rëndësi të madhe, pasi AEK-u u largua me një pikë, e cila e mban në krye të renditjes me 49 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Olympiacos dhe 3 më shumë se PAOK-u.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments