Mbrojtësi lezhjan që njëkohësisht është kapiteni i skuadrës së Bylisit Aurel Marku, pas ndeshjes me Partizanin (1 – 1), ka njoftuar largimin nga ballshiotët në fund të sezonit.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar është lider nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa, “shtyll” në prapavijë dhe lider për të tijët. Marku nuk dha detaje se për kë klub të interesuar bëhet fjalë.
Ndonëse pse ka tipare defensive, protagonisti në fjalë ka kontribuar me 2 gola e 2 asiste në Superiore këtë sezon. Edhe pse është në moshë të re, stabiliteti dhe forca në “luftën” ajrore (192 centimetra i gjatë), Aurel Markun e bëjnë “makth” për sulmuesët rival. Kartoni i lezhjanit vlen 250 mijë euro sipas “Transfermarkt”, ndër më të “kripurit” në kontigjentin e Bylisit.


