Monday, April 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERoberto Mancini: Italia në krizë? Kemi fituar më shumë se Gjermania në...

Roberto Mancini: Italia në krizë? Kemi fituar më shumë se Gjermania në vitet e fundit

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, foli për disa tema, duke filluar me zhgënjimin e fundit, dështimin e “të kaltërve” për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

“Ka momente kur gjërat shkojnë mirë dhe të gjithë jemi të lumtur, por kjo është pjesë e sportit. Mund të fitosh dhe mund të humbasësh. Ndonjëherë ndodhin gjëra të pabesueshme, ky është futbolli. Duhet të përveshësh mëngët dhe të vazhdosh të punosh.

Nëse lexon çfarë tha Kimmich për Gjermaninë, Italia ka fituar më shumë se ata në dhjetë vitet e fundit. Diçka e mirë ishte bërë, ekipi ynë kombëtar do të ketë lojtarë të mirë për t’u rikuperuar në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet e klubeve”, filloi Roberto Mancini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments