Sunday, April 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylisi mund 2-0 Teutën dhe e afron edhe atë me 'zonën e...

Bylisi mund 2-0 Teutën dhe e afron edhe atë me ‘zonën e ftohtë’

Bylis merr një fitore me shumë vlerë në objektivin e saj për mbijetesë teksa ka mundur 2-0 Teutën dhe tashmë edhe kjo e fundit nuk e sheh veten shumë larg “zonës së ftohtë” dhe në tre javët e fundit do ta ketë jo pak të vështirë të sigurojë qëndrimin.

Ndeshja ka nisur me gol që në minutën e tretë kur Emini arriti ta dërgonte topin në rrjetën e portë durrsake, duke përfituar edhe nga një pakujdesi në vendosje e mbrojtësve miq. Në minutën e 57-të do të shënonte Zogos për Teutën por goli që fillimisht u konsiderua i rregullt nga Enea Jorgji, u anullua pas sinjalizimit të sistemit VAR për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë në minutat shtesë të ndeshjes, ballshiotët do të shënonin edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe Camara e dërgoi topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Selmani.

Përfundimisht 2-0 për Bylis që ngjitet në kuotën e 35 pikëve, ndërkohë që Teuta mbetet prej disa javësh me 38 pikë duke qenë edhe ajo tashmë e rrezikuar. Sfida e javës së ardhshme me Tiranën mund të vendosë shumë gjëra për të.

Bylis 2-0 Teuta

(Emini 3′, Camara 95′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments