Friday, May 1, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIZYRTARE/ Vllaznia 'B' ngjitet në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar

ZYRTARE/ Vllaznia ‘B’ ngjitet në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar

Pavarësisht se ka për të luajtur edhe një ndeshje të fundit, Vllaznia “B” është zyrtarisht në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm. Ajo e ka siguruar përfundimisht vendin e parë në grupin A të kategorisë së tretë, duke e bërë të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes të së dielës në transfertë ndaj Bulqizës.

Për ta arritur këtë objektiv “një dorë” ia dha sot ekipi tjetër shkodran, pikërisht ai i KF Shkodra i cili ka mundur rivalen e kuqebluve- Dinamo “B”, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të Shtojit. Në fund të 90 minutave të kësaj përballje, djemtë e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani kanë triumfuar me rezultatin 1-0, ku golin e vetëm të saj e shënoi futbollisti Sajmon Hoxha.

Në këtë mënyrë Dinamo “B” e mbyll kampionatin në vendin e dytë me 38 pikër, ndërsa Vllaznia “B” ka aktualisht 41 pikë para sfidës së të dielës ndaj Bulqizës, rezultati i së cilës nuk do të ketë asnjë efekt.

Kësisoj skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi e arrin objektivin e saj kryesor, ngjitjen në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, por ndërkohë tashmë do të luftojë për fitimin e titullit kampion të kategorisë së tretë kur do të ndeshet në finale me fituesin e grupit B, Albpetrolin.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments