Bylis u mposht në transfertë nga Vora, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat 5-2 në favor të vendasve.
Kjo solli edhe rënien e skuadrës ballshiote në Kategorinë e Parë. Madje, pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa mori një vendim drastik, duke zgjedhur që të mos dilte përpara mikrofonave të RTSH-së.
Një ngarkesë psikologjike për teknikun e Bylisit, ndërsa ditët në vazhdim do të mësohet se çdo të ndodhë.


