Wednesday, May 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE PAPRITUR/ Skuadra e Superiores mbyll bashkëpunimin me kapitenin e saj

E PAPRITUR/ Skuadra e Superiores mbyll bashkëpunimin me kapitenin e saj

Klubi i Vorës ka filluar shumë shpejt përgatitjet për sezonin e ardhshëm, duke nisur rinovimet e kontratave, por edhe largimet e lojtarëve që kanë dalë jashtë planeve të trajnerit Arjan Bellaj. Futbollisti i radhës që i ka dhënë lamtumirën vorakëve, është Xhuljo Tabaku, lojtari i cili në edicionet e kaluara ka mbajtur shiritin e kapitenit te kjo skuadër.

“Futboll Klub Vora njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Xhuljo Tabaku.

Xhuljo ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë, duke kontribuar me përkushtim, sakrificë dhe shpirt luftarak që nga koha në Kategorinë e Parë e deri te ngjitja historike në Abissnet Superiore. Ai ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë, duke mbrojtur me krenari fanellën e Vorës dhe duke qenë shembull për grupin me karakterin dhe profesionalizmin e tij.

Të falënderojmë për gjithçka dhe të urojmë shume suksese ne vazhdim të karrierës!”, shkruhej në njoftimin e klubit për lamtumirën e kapitenit të skuadrës në mbyllje të edicionit të parë në Superiore ku vorakët siguruan mbijetesën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments