Tuesday, June 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Pritej te Vllaznia, Rubin Hebaj firmos me Elbasanin

ZYRTARE/ Pritej te Vllaznia, Rubin Hebaj firmos me Elbasanin

Ishte shumë pranë firmës me Vllazninë, por Rubin Hebaj është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Pas transferimit të Edoli Lukokit, verdheblutë janë kujdesur edhe për një tjetër firmë. Bëhet fjalë sulmuesin shkodran, që u largua para kohe nga Tobol në Kazakistan. Ledjo Tresa ndërkohë është po ashtu një tjetër lojtar, që do të prezantohet dhe shton forcat e ekipit të Ivan Gvozdenoviç.

27-vjeçari shkodran ka luajtur më parë me Teutën, Vllazninë dhe Partizanin në Abissnet Superiore. Elbasani përforcon kështu repartin ofensiv.

Hebaj regjistron 105 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar. Nga ana e tij janë shënuar 22 gola.

Në prag janë ndeshjet e turit të parë të Ligës së Konferencës. Aty ku verdheblutë do të kenë paraqitje historike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments