Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORISalah reagon pas fitores së parë të Egjiptit në Botëror: Ajo që...

Salah reagon pas fitores së parë të Egjiptit në Botëror: Ajo që ndodhi sot është histori për ne

Më në fund Egjipti thyen tabunë dhe korr fitoren e parë në një Botëror. Skuadra afrikane mundi 3-1 Zelandën e Re dhe protagonist ishte sulmuesi Mohamed Salah, me një gol dhe një asist.

Zelanda e Re e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar e para dhe kaloi në epërsi 1-0 me një gol në minutën e 15-të nga Finn Surman. Por, Mostafa Zico barazoi në minutën e 58-të e pastaj, filloi shfaqja e Mo Salah.

Salah shënoi në minutën e 67-të dhe asistoi në golin e 82-të të Trezeguet për të vulosur një fitore rikthimi 3-1 – fitorja e parë e Egjiptit në një Kupë Bote. “Ajo që ndodhi sot është histori për ne, si egjiptianë,” tha Salah, që u shpall “lojtari i ndeshjes”.

Mendoj se tani duhet të përqendrohemi vetëm në kampin tonë dhe të stërvitemi fort, dhe do ta shohim në fund renditjen në grup,” tha Salah, për ESPN, që shtoi. “Duam t’i bëjmë njerëzit krenarë dhe do të bëjmë më të mirën tonë.”/telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments