Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja 'ndez motorët' me objektiv Superioren. Zbulohen katër miqësoret e lezhjanëve

Besëlidhja ‘ndez motorët’ me objektiv Superioren. Zbulohen katër miqësoret e lezhjanëve

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik që prej datës 8 korrik, me objektivin e vetëm për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Në kampin lezhjan besojnë se ky do të jetë sezoni i ngjitjes në Abissnet Superiore, ndërsa skuadra po punon intensivisht nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori dhe stafit të tij teknik.

Gjatë kësaj merkatoje vere, drejtuesit kanë afruar disa futbollistë cilësorë për të rritur konkurrencën në skuadër, ndërsa faza përgatitore po zhvillohet sipas programit të hartuar nga stafi teknik. Synimi është që ekipi të jetë në formën optimale në nisje të kampionatit dhe të luftojë që nga java e parë për vendet e kreut.

Ndërkohë, Besëlidhja ka programuar katër ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë trajnerit Plori për të testuar gjendjen fizike dhe taktike të ekipit, por edhe për të parë nga afër përshtatjen e futbollistëve të afruar gjatë kësaj vere. Testi i parë do të luhet më 26 korrik në stadiumin e Lezhës ndaj Otrantit të Ulqinit, me fillim në ora 18:00.

Më pas, më 1 gusht, lezhjanët do të udhëtojnë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”. Sfida e tretë është planifikuar për më 5 gusht në Lezhë ndaj Vorës, ndërsa prova e fundit përpara nisjes së sezonit do të zhvillohet më 8 gusht në transfertë ndaj Korabit.

Katër miqësoret pritet t’i japin stafit teknik një panoramë më të qartë për gjendjen e skuadrës dhe për formacionin që do të përfaqësojë Besëlidhjen në sezonin e ri, ku objektivi madhor mbetet rikthimi në Superiore.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments