Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDavid Beckham fitoi më shumë para se e gjithë skuadra e Anglisë...

David Beckham fitoi më shumë para se e gjithë skuadra e Anglisë në Kupën e Botës 2026

David Beckham vazhdon të dëshmojë se është shumë më tepër sesa një legjendë e futbollit. Ish-kapiteni i Anglisë, i cili prej vitesh ka ndërtuar një perandori biznesi, përfitoi miliona euro edhe gjatë Kupës së Botës 2026 falë marrëveshjeve të sponsorizimit.

Sipas raportimeve, Beckham arkëtoi rreth 23 milionë euro nga bashkëpunimet me marka të njohura ndërkombëtare gjatë turneut. Një nga partnerët kryesorë ishte McDonald’s, me ish-futbollistin që ishte i pranishëm në stadiume si pjesë e angazhimeve të tij promocionale.

Më shumë se yjet e muzikës

Shuma e fituar nga Beckham është edhe më mbresëlënëse kur krahasohet me pagesat e artistëve që performuan gjatë aktiviteteve të Kupës së Botës.

Shakira fitoi rreth 17.5 milionë euro për dy performanca gjatë turneut. Justin Bieber arkëtoi afërsisht 14 milionë euro për paraqitjen e tij në finalen e Botërorit.

Edhe pa zbritur në fushën e lojës, Beckham i tejkaloi të dy për nga të ardhurat.

Më shumë se e gjithë kombëtarja e Anglisë

Krahasimi më befasues lidhet me shpërblimet e futbollistëve të Anglisë. Sipas raportimeve, secili lojtar i kombëtares angleze përfitoi mes 350 mijë dhe 420 mijë paund për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Në total, e gjithë skuadra ndau rreth 13 milionë paund, një shumë që përfaqëson gjysmën e shpërblimit të marrë nga Federata Angleze e Futbollit për paraqitjen në turne.

Kjo do të thotë se të ardhurat e David Beckham gjatë Botërorit ishin dukshëm më të larta se shpërblimi i përbashkët i të gjithë futbollistëve të Anglisë, duke konfirmuar edhe një herë se emri i tij mbetet një nga markat më të fuqishme në sport dhe marketing.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments