Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur sot, teksa është mësuar se ka ndërruar jetë ish-futbollisti vlonjat Agim Bubeqi.
Ish-sulmuesi i njohur i viteve ’80, pjesë e Flamurtarit që shkroi historinë në vendin tonë dhe në arenën ndërkombëtare, është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë të mërkurë.
Klubi i Flamurtarit ka qenë ai që ka bërë menjëherë një postim me mesazh ngushëllimi për ikonën e futbollit vlonjat.
“Flamurtari F.C. shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Agim Bubeqit, ish-futbollistit të viteve të arta të klubit tonë.
Kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv”, shkruhej në postimin e klubit.


