Shkruar nga Fatos LAMAJ
Vllaznia dhe Skënderbeu dhuruan një ndeshje spektakolare në stadiumin “Loro Boriçi” e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
Pas një pjese të parë pa gola por me Skënderbeun më të rrezikshëm pjesa e dytë solli katër gola.
Balaj kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 50-të dhe vetëm pesë minuta më vonë shënoi sërish nga pika e bardhë duke e çuar rezultatin në 2-0.
Skënderbeu reagoi menjëherë dhe Janaqi ngushtoi diferencën në minutën e 58-të me një goditje spektakolare nga distanca.
Në minutën e 74-të Bismark kompletoi rikthimin e korçarëve duke shënuar golin e barazimit pas një aksioni të rrezikshëm të Skënderbeut.
Në minutat e fundit të dyja skuadrat vijuan të kërkonin golin e fitores ndërsa rezultati mbeti i pa ndryshuar.


