Është duke u luajtur momentalisht ndeshja mes Esteghlal FC dhe Sepahan, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit iranian, ndërsa rezultati shënon 1-0.
Vendasit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 4-të, falë sulmuesit të Kombëtares shqiptare Jasir Asanit, i cili ka gjetur dhe golin e tij të parë sezonal.
Një goditje mjaft e bukur me të majtën nga jashtë zonës, duke mos i lënë asnjë shans portierit të miqve.
Kujtojmë se 30-vjeçari rinovoi me skuadrën iraniane pikërisht këtë verë.


