FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon Elbasani: Nuk ka patur asnjë problem me organizimin e ndeshjes ndaj...

Reagon Elbasani: Nuk ka patur asnjë problem me organizimin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, hedhim poshtë çdo aludim

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes Elbasani- Vllaznia ku u raportua për goditje të futbollistit kuqeblu Emiljano Musta nga tifozë vendas, ka reaguar edhe klubi i Elbasanit duke dashur të mohojë përgjegjësinë e tij në ato çfarë kanë ndodhur dhe përgjegjegjësit për organimin e ndeshjes. Ja çfarë shkruan ai:

KOMUNIKATË ZYRTARE

Në lidhje me pretendimet e publikuara pas ndeshjes AF Elbasani – KF Vllaznia, klubi ynë hedh poshtë kategorikisht çdo akuzë për mosrespektim të procedurave të organizimit të një ndeshjeje pa praninë e tifozëve, si dhe çdo pretendim për ushtrim dhune ndaj lojtarëve apo përfaqësuesve të ekipit kundërshtar.

Theksojmë qartë se nga ana e AF Elbasanit, stafit apo personave nën përgjegjësinë apo jo të klubit nuk është ushtruar asnjë formë dhune. Përkundrazi, incidenti i dhunshëm i regjistruar pas përfundimit të ndeshjes është evidentuar dhe dënuar publikisht edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, në reagimin e saj zyrtar.

AF Elbasani, në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, ka ndjekur me përpikëri procedurat dhe masat e nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes.

Ftojmë çdo palë që ka ngritur akuza ndaj klubit tonë të paraqesë fakte, prova apo materiale filmike konkrete që vërtetojnë pretendimet e bëra. Nëse paraqitet një provë e tillë për shkelje, klubi do të marrë menjëherë masat përkatëse.

AF Elbasani nuk do të heshtë përballë akuzave të pabazuara dhe nuk do të lejojë që emri i klubit të përdoret për të zhvendosur përgjegjësinë për ngjarje që nuk janë shkaktuar prej tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments