Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJE rrallë, njihuni me klubin e parë në botë të sponsorizuar nga...

E rrallë, njihuni me klubin e parë në botë të sponsorizuar nga një kompani kanabisi

Klubi austriak, Wiener Viktoria, që drejtohet nga ish-lojtari i Austrisë, Toni Polster, është gjithmonë shumë aktiv në aspektin social. Në të shkuarën ka marrë pjesë në një projekt në favor të të gjithë atyre që nuk kishin shtëpi. Duke nisur nga e premtja e kaluar, klubi austriak ka vendosur të marrë një tjetër iniciativë, që tashmë ka bërë xhiron e botës. Wiener Viktoria do të jetë klubi i parë në botë, që do të sponsorizohet nga një kompani që prodhon kanabis.

Bëhet fjalë për “Flowery Field”, kompani që ushtron aktivitetin në periferi të Vienës dhe është kultivuesja më e madhe e kanabisit, lëndë e parë që përdoret si për qëllime terapike, ashtu dhe për të prodhuar droga të lehta.

30% e të ardhurave që do të vijnë nga ky sponsorizim, do të kalojnë pastaj për projekte sociale. Vipsport.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments