Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërfundon kursi për drejtor sportiv, diplomohen edhe dy shkodranë

Përfundon kursi për drejtor sportiv, diplomohen edhe dy shkodranë

Pak minuta më par ka përfunduar pak minuta më parë ceremonia e shpërndarjes së diplomave të kursit për Drejtor Sportiv të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë kurs kanë marrë pjesë drejtues të klubeve të ndryshme të Kategorisë Superiore dhe asaj të Parë, që përgjatë kursit kanë mësuar procedurat dhe mënyrën e punës së një Drejtori Sportiv, të cilat janë specifike. Njohuritë e kursit do t’i shërbejnë të sapo diplomuarve në punën e tyre të përditshme.

Siç dihet, nga Shkodra kanë marrë pjesë në këtë kurs dy figura të sportit dhe aktualisht pjesë e KF Vllaznia, pikërisht përgjegjësi teknik i Akademisë Alban Neziri dhe trajneri i ekipi B Ervis Kraja. Tashmë ata përveç liçensave të trajnerit, disponojnë edhe atë të drejtorit sportiv që mund t’u shërbejë në të ardhmen për karrierën e tyre.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments