...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFormacioni, ja si ndryshon Vllaznia pas ardhjes së Sukajt e Berishës

Formacioni, ja si ndryshon Vllaznia pas ardhjes së Sukajt e Berishës

Me dy lëvizjet e bëra së fundmi tek Vllaznia, ka ndryshuar edhe formacioni i saj. Por ai mund të ndryshojë sërish nëse vjen ndonjë lojtar tjetër. Për këtë arsye, trajneri Gjoka për momentin ka një vend bosh në qendër të mbrojtjes dhe nëse nuk vjen kush, atëherë aty do të luajë Pjeshka. Në krah do të ketë të sapoardhurin, shqiptaro- maqedonasin Berisha ndërsa në krahë do jenë Gocaj e Marku.

Në portë me shumë të ngjarë do jetë sërish Sherri. Në mesfushë, me lëvizjet e fundit, dyshja e qendrës do të jetë e përbërë nga Krymi e Orelesi ndërsa në krahë, Çinari e Lika. Si mesfushor i avancuar do jetë Vucaj dhe në majë të sulmit Sukaj. Për momentin, kjo është 11-shja me të cilën Vllaznia mund të dalë në fushë më 27 janar ndaj Kukësit. Por, e sigurtë është që deri atëherë do të ketë lëvizje të tjera tek merkatoja e kuqebluve.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.