HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKryetarja e Bashkisë elozhe ekipit: Kjo fitore, si fillim për një ecuri...

Kryetarja e Bashkisë elozhe ekipit: Kjo fitore, si fillim për një ecuri super

Ne tribunen e stadiumit “Roza Haxhiu” per te ndjekur ndeshjen Lushnja- Vllaznia ka qene edhe kryebashkiakja e Shkodres, zj. Voltana Ademi, njekohesisht presidente e Vllaznise.

Pas ndeshjes ajo ka folur për gazetën “Panorama Sport”, duke mos e fshehur entuziazmin për kthesën e skuadrës.

Sipas zonjës Ademi, Vllaznia do të vijojë me këtë ritëm.“Si çdo ndeshje, edhe kjo ndaj Lushnjës ka qenë një takim i vështirë.

Për ne është shumë e rëndësishme. Ka qenë në fakt.. Sigurisht që Vllaznia po bën përpjekjet e veta. Unë mendoj se ndoshta po fillojmë të shohim frytet e para të një përpjekje që ne po bëjmë.

Kuptohet dhe me sa pashë lojtarët u përpoqën të bëjnë më të mirën. Futbolli është futboll dhe ne kemi një sfidë shumë të madhe përpara dhe kjo vlen shumë”, theksoi kryebashkiakja Ademi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments