Ne tribunen e stadiumit “Roza Haxhiu” per te ndjekur ndeshjen Lushnja- Vllaznia ka qene edhe kryebashkiakja e Shkodres, zj. Voltana Ademi, njekohesisht presidente e Vllaznise.
Pas ndeshjes ajo ka folur për gazetën “Panorama Sport”, duke mos e fshehur entuziazmin për kthesën e skuadrës.
Sipas zonjës Ademi, Vllaznia do të vijojë me këtë ritëm.“Si çdo ndeshje, edhe kjo ndaj Lushnjës ka qenë një takim i vështirë.
Për ne është shumë e rëndësishme. Ka qenë në fakt.. Sigurisht që Vllaznia po bën përpjekjet e veta. Unë mendoj se ndoshta po fillojmë të shohim frytet e para të një përpjekje që ne po bëjmë.
Kuptohet dhe me sa pashë lojtarët u përpoqën të bëjnë më të mirën. Futbolli është futboll dhe ne kemi një sfidë shumë të madhe përpara dhe kjo vlen shumë”, theksoi kryebashkiakja Ademi.