Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLHysaj: Kur ta shënoj golin e parë me kombëtaren, do të baj...

Hysaj: Kur ta shënoj golin e parë me kombëtaren, do të baj një muaj festë

Prej disa vitesh është shndërruar në një lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare.

Elseid Hysaj është shndërruar në një pikë referimi për kuqezinjtë tanë dhe karriera e tij ka qenë shumë e suksesshme teksa duke luajtur me Napolin, ka spikatur dhe është gjithnjë në vëmendje të shumë ekipeve të njohura.

Por ndërkohë, mbrojtësi shkodran duket se e ka një “peng”, atë të shënimit të golit të parë me kombëtaren shqiptare.

Për këtë arsye, në një prononcim për “Supersport” ka dhënë edhe një premtim kur ka thënë:

“Eh, mezi po e pres atë gol. Kur ta shënoj, do të bëj një muaj festë”.

Të ndodhë vërtetë kështu? E rëndësishme është që ai ta dërgojë topin në rrjetë dhe më pas, nuk ka shumë rëndësi nëse feston për një orë, një ditë apo një muaj.

Ky lojtar e meriton edhe një gëzim të tillë.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments