Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë shkodran ikën, një vjen tek Teuta. Firmos Arlind Kalaja

Një shkodran ikën, një vjen tek Teuta. Firmos Arlind Kalaja

Nje shkodran eshte larguar nga Teuta e Durresit diten e sotme, por nderkohe nje tjete shkodran eshte bashkuar me te po gjate kesaj dite.

Klubi i Teutës nuk po ndalet në merkato. Durrsakët kanë zyrtarizuar edhe mesfushorin Arlind Kalaja, i cili ishte pjesë e Kukësit, por që luante si i huazuar tek Kastrioti.

Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Postimi i Teutës:

Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Arlind Kalaja është përforcimi i pestë zyrtar për skuadrën durrsake. Më parë, Kalaja ka luajtur me ekipin e Kukësit.

Pas largimit nga Vllaznia ne fillimin e sezonit te kaluar, Kalaja kaloi tek Kukesi ku nuk gjeti shume hapesira dhe per rrjedhoje ne gjysmen e dyte te sezonit, kaloi tek Kastrioti ndersa tashme do te jete pjese e Teutes ku pritet te luaje nje rol te rendesishem.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments