HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nesër luan miqësoren e rradhës. Ja kundërshtari me të cilin do...

Vllaznia nesër luan miqësoren e rradhës. Ja kundërshtari me të cilin do të ndeshet

Pas miqesoreve me Beselidhjen, Ohrin dhe Teuten, Vllaznia do te zhvilloje edhe nje te katert dhe te fundit ne prag te nisjes se kampionatit te ri.

Siç behet e ditur, kuqeblute do te luajne pasditen e se merkures ndeshjen e rradhes dhe perballe tyre do te jete ekipi maqedonas FK Labunishta, i cili merr pjese ne kategorine e dyte te futbollit te vendit fqinj.

Ne fakt, gjate kesaj periudhe ka qene e veshtire per te gjetur kundershtare sepse kampionati ne Maqedonine e Veriut tashme ka filluar. Gjithsesi edhe ndaj Labunishtes, stafi teknik i Vllaznise do te mundohet te shohe skuadren ashtu si duhet, kjo sa i takon vendosjes ne fushe, por edhe formacionit.

Kuptohet qe trajneri Jonuz ka filluar te mendoje per sfiden e pare te kampionatit, ate ndaj Laçit dhe per rrjedhoje, do ta ndertoje skuadren me kontigjentin e lojtareve qe ka aktualisht ne dispozicion.

Tekniku maqedonas ka vetem disa dyshime ne lidhje me menyren si Vllaznia do te luaje ne manovren sulmuese sepse mungesa e nje sulmuesi potent, ka bere qe ai te aplikoje vendosje dhe skema te ndryshme.

Por ajo qe ka rendesi per momentin eshte se niveli i skuadres nga ndeshja ne ndeshje ka ardhur duke u rritur dhe kjo e ka entuziasmuar stafin qe neser ndaj Labunishtes do te kerkoje nje tjeter fitore dhe per me teper, paraqitje te mire ne fushe.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments