HomeKRYESORE'Juventusi është ekip i fortë, e dimë historinë e tyre', flet Kosta:...

‘Juventusi është ekip i fortë, e dimë historinë e tyre’, flet Kosta: Grizmanit do t’i thoja…

Antuan Grizman kompletoi kalimin e tij nga Atletiko Madridi te Barcelona, këtë verë duke u bërë një nga lojtarët më të përfolur për shkak se thuhet se kishte arritur një marrëveshje me katalanasit që nga muaji shkurt.

Megjithatë largimi i francezit nuk e ka shqetësuar aspak Diego Kostën, i cili në një intervistë është shprehur: ”Ëndrra e tij ishte të luante me Mesin dhe Suarezin. Të gjithë e njohim çfarë lojtar është ai. Si futbollist ju gjithmonë dëshironi të provoni gjëra të ndryshme dhe është normale që ai donte të provonte fatin e tij atje. Unë nuk u përpoqa ta bindja Grizmanin të qëndronte, por nëse do më pyeste mua, unë do t’i thoja që të gjithë duhet të provojnë gjëra të reja.”, theksoi 30-vjeçari.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen me Juventusin në Ligën e Kampionëve, që do të luhet në 18 shtator: “Fitimi i Ligës së Kampionëve, është objektivi ynë. Juventusi është një ekip i fortë dhe ne e dimë historinë e tyre. Do të përpiqemi të jemi gati për të dhënë makimumin tonë. Duhet të jemi të qetë, pasi ndeshje si kjo nuk kanë nevojë për motivim.”, përfundoi Kosta.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments