HomeVOLEJBOLLVllaznia pjesmarrëse në Kupën e Federatës

Vllaznia pjesmarrëse në Kupën e Federatës

Ekipi i Vllaznisë do të marrë pjesë në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit e cila nis sot në Durrës. Përveç saj, pjesmarrëse janë edhe ekipet e Teutës, Studentit, Tiranës si dhe dy ekipet kosovare të Therandës dhe Besës së Pejës.

Në ndeshjen e parë Vllaznia do ndeshet me Teutën ndërsa në ndeshjen e dytë me Therandën ngaqë me këto dy skuadra është në grup. Përballja e sotme me durrsakët është prova më e mirë për shkodranët për të parë forcën e tyre kur kujtojmë se vetëm pak kohë më parë dy futbollistë të saj kanë kaluar pikërisht tek Teuta. Megjithatë trajneri Artan Kalaja ka premtuar se skuadra që ai drejton do jetë sërish konkurruese.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments