...
HomeKRYESOREGëzohen tek Bajern, lajme të mira për Koman

Gëzohen tek Bajern, lajme të mira për Koman

Kingslei Koman do të rikthehet në fushën e blertë në muajin janar. Këtë e konfirmoi faqja zyrtare e klubit bavarez. Francezi doli nga fusha e lojës në minutën e 27-të në ndeshjen ndaj Totenhemit pas një dëmtimi në gju.

Diagnoza pas ndeshjes: Ndrydhje të lehtë të ligamentit të gjurit të majtë. Një gjë që do ta mbajë atë jashtë fushe për vetëm pak javë. Një lajm i gëzueshëm ky jo vetëm për lojtarin, por për të gjithë klubin e Bajernit pasi nuk donin kurrsesi të humbisnin shërbimet e talentit francez për pjesën e mbetur të sezonit.

Koman do të pushojë për pak ditë për të rinisur me fizioterapinë dhe më pas me stërvitje në palestër përpara se t’i bashkohet skuadrës në Doha të Katarit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.