Ulja e temperaturave ditet e fundit e ka perkeqesuar edhe me shume gjendjen e tapetit te stadiumit “Loro Boriçi”. Kjo ka bere qe ai te ngrihet edhe me shume lart dhe padyshim qe nje gje e tille i pengon jo pak sportistet per t’u stervitur aty.

Kjo foto eshte bere pikerisht pasditen e djeshme dhe tregon me se miri gjendjen e mjerushme ne te cilet ka perfunduar tartani i kesaj piste.

Me gjendjen aktuale, duket se kjo piste po behet e paperdorshme nga ana e sportisteve duke mos e kryer aspak funksionin per te cilin eshte shtruar.

Pak kohe me pare u tha se firma qe e ka shtruar ate ka sjelle specialistet e saj ne Shkoder per te verifikuar nga afer problemin qe ka çuar ne demtimin e tartanit dhe nga sa u tha atehere, firma do te merrte persiper rishtrimin e nje pjese te kesaj piste, pikerisht ate prane tribunes qendrore e cila ndodhet ne nje gjendje me te keqe se te tjerat.

Por deri tani kjo gje nuk ka ndodhur dhe tartani sa vjen e prishet me shume. Investimi prej 450 milione lekesh i Qeverise kesisoj duket i çuar dem.
www.shkodrasport.com