Ndeshja qe do te luhet sot ne oren 13.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Kukesit konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet.

Vendasit synojne fitoren e trete rradhazi per t’u ngjitur edhe me shume ne tabelen e klasifikimit ndersa miqte duan te marrin nje rezultat pozitiv per te ruajtur kreun.

Nderkohe me interes eshte edhe fakti se kush do te jete arbitri i ketij takimi. Nga sa mesohet, Sektori perkates prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e ketij takimi nje arbitri me shume pervoje.

Behet fjale per Kridens Meten. Ai pritet te jete njeriu qe do te vendose drejtesi sot ne stadiumin e Shkodres dhe te gjithe shpresojne qete ndodhe vertete keshtu ne menyre qe ne fushe te fitoje skuadra me e mire.

Ne ndeshjet e fundit te kampionatit, Vllaznia nuk ka patur asnje ankese per arbitrat ndryshe nga javet e para kur pati shume gabime ne dem te saj, nderkohe qe Kukesi konsiderohet nje skuader e favorizuar prej tyre dhe shembulli me i mire eshte ai i javes se kaluar kur ne fitoren 4-0 ndaj Teutes kane ndikuar dy 11-metersha te paqene te dhene per kete ekip.
www.shkodrasport.com