Trajneri i kombetares shqiptare Xhovani De Biazi ka qene i pranishem sot ne zhvillimet e punimeve te Asamblese vjetore te Federates Shqiptare te Futbollit qe eshte mbajtur ne Shkoder dhe ka pranuar me kenaqesi te flase edhe per mediat e pranishme. I pyetur per lenien jashte liste te Salihit per ndeshjen miqesore te dates 29 shkurt me Gjeorgjine, De Biazi është përgjigjur: “Salihi nuk është lënë jashtë liste për ndonjë arsye tjetër por sepse sapo ka shkuar në Amerikë dhe do ishte e pakutueshme ta thirrja për këtë miqësore. Unë i njoh shumë mirë vlerat e tij dhe patjetër që do jetë një pikë e rëndësishme e kombëtares sonë por tashmë është koha të testoj lojtarë të tjerë”. Ndeshja me Gjeorgjinë do jetë e para për të si trajner në pankinë shqiptare. Për rrjedhojë i pyetur nëse do dëshironte ta niste me fitore, De Biazi është treguar modest duke thënë se më shumë rëndësi ka ndjekja e disa prej lojtarëve që do testohen sesa rezultati. Megjithatë, tani e tutje Shqipëria duket se do bëjë një futboll ndryshe, më të shpejtë dhe do më të kujdesshëm.Ai nga Shkodra njëkohësisht i ka lënë derën e hapur gjithë lojtarëve të Vllaznisë apo të kampionatit shqiptar për të qenë pjesë e kombëtares pasi ka deklaruar se do t’i ketë gjithnjë në vëmendjen e tij. Në këtë mënyrë, italiani e nis karrierën e tyre në krye të kuqezinjve tanë pikërisht javën tjetër megjithatë sot në Shkodër ka marrë urimet për një nisje të mbarë të karrierës së tij me përfaqësuen shqiptare.www.shkodrasport.com
Salihi duke u prezantuar ne Amerike tek skuadra D.C United


