Një javë para fundit të kampionatit, AAS femra ka arritur të sigurojë vendin e gjashtë në renditje.

Ajo ka fituar në ndeshjen e parafundit në shtëpi ndaj Skënderbeut të Korçës me rezultatin 2-0.

Për ekipin shkodran kanë shënuar në pjesën e parë Tukaj ndërsa në të dytën Armoku.

Kjo ndeshje ishte vlerësuar maksimalisht nga ekipi i AAS sepse do të vendoset fatin e vendit të gjashtë në renditje, çka ishte edhe arritja e objektivit të tij të këtij sezoni.

Natyrisht, drejtuesit e kësaj Akademisë kanë pretendime për më lart por nisur nga problematikat e shumta që ka patur ekipi i tyre gjatë këtij sezoni, shoqëruar me largime të shumta sportistesh.

Sezonin tjetër, patjetër që objektivi do të jetë tjetër gjë për të.
© shkodrasport.com