
Ka luajtur në fazën e parë të kampionatit me Partizanin dhe nuk dëshiron të kthehet më aty. Problemet financiare që ka patur me këtë skuadër, e kanë detyruar atë të largohet. Abaz Karakaçi, mesfushori 20 vjeçar shkodran pritet tani të kthehet tek Vllaznia, skuadra me të cilën ai është nën kontratë. Megjithatë, kjo do vërtetohet ditët e ardhshme sepse nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet sërish në ndonjë skuadër tjetër për 6 muajt e ardhshëm. Kjo me shumë mundësi do të jetë në varësi të stafit drejtues. Një tjetër lojtar që mund të kthehet tek Vllaznia është edhe mbrojtësi Gojart Rusi që ka qenë I huazuar tek Ada. Ne kete menyre, ka levisje te lojtareve te rinj por per te ardhmen e tyre ende nuk dihet se çfare do ndodhe. Kjo ngaqe ende nuk dihet se kush do jete trajneri i ardhshem i Vllaznise dhe drejtuesit e rinj te klubit. Pas zgjedhjes se tyre, do vendoset pastaj se çfare politike do ndiqet me elementin e ri.
www.shkodrasport.com