Skuadra e Shkumbinit në Peqin do luajë edhe tre ndeshjet e fundit të vlefshme për Kategorinë e Parë. Sezoni ka marrë të tatpjetët për bardhekaltrit, që janë matematiksiht të rrëzuar në Kategorinë e Dytë.

Trajneri Sokol Branica dha dorëheqjen pak ditë më parë, ndërsa skuadra do drejtohet nga Shefi i Klubit, Lorenc Hasbajrami. Kjo është lëvizja e gjashtë në stolin e peqinasve, që shohin largimet e njëpasnjëshme të trajnerëve.

Përpara Branicës, trajneri i mëparshëm që drejtoi Shkumbinin dhe bëri merakto në janar ishte kamerunasi Love, që nuk e pati të gjatë qëndrimin në stol.

Pjesë e skuadrës janë bërë lojtarë nga Brazili, Bangladeshi apo Japonia. Ndërkohë që të rinjve peqinas nuk iu jepet besim për të veshur fanellën e ekipit të parë, lojtarët nga jashtë vendit nuk kanë kontribuuar sa duhet për qëndrimin në të Parën, edhe falë financave të munguara.

Skuadra është drejt shkrirjes, me lojtarët dhe stafin që kanë kohë pa u paguar. Një përgjegjësi direkte e Bashkisë Peqin që ka në dorë skuadrën. Nëse vite më parë në Peqin premtohej për binjakëzim me Lazion, stadium me ndriçim, Akademi apo Shkumbini Channel, tanimë skuadra është drejt shkrirjes./newsport/