Kampionia dhe fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë- Ada e Velipojës, e ka nisur mbarë edhe këtë edicion të kupës. Ajo në ndeshjen e luajtur sot pasdite në fushën sportive të Kamzës, ka fituar thellësisht 9-0 ndaj ekipit me të njëjtin emër. Në rradhët e Adës sot ka debutuar sulmuesja e ardhur nga Tirana, Megi Doçi që ka shënuar edhe gola në këtë ndeshje duke treguar vlerat e saj. Me fitoren e arritur sot, Ada tashmë është në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë së këtij edicioni. Në këtë tur do të ketë përballë rivalen e saj kryesore Juban Danjën. Kuptohet qartë se kush e fiton këtë ndeshje, shpallet edhe fituese e këtij edicioni të këtij kompeticioni. Pas eliminimit të ekipit Tirana AS, tashmë nuk ka më rivale sepse dy ekipet shkodrane janë më të mirat aktualisht të futbollit të femrave në Shqipëri. Po shikohet mundësia që kjo ndeshje gjysmëfinale të zhvillohet në Shkodër të shtunën ose të dielën e ardhshme por kjo do vendoset ditët e ardhshme.

www.shkodrasport.com