Kualifikimi në turin e tretë të Conference League është kthyer në një mision të pamundur për Vllazninë.

Shkodranët po humbasin 0-1 pas pjesës së parë përballë AEL Limmasol, me qipriotët të cilët tashmë udhëheqin 2-0 me rezultatin e përgjithshëm.

Goli i sfidës që po zhvillohet në “Loro Boriçi” mban firmën e Scepovic në minutën e 20.

Vllaznia ka shpresa për kualifikim në 45 minutëshin e dytë.