Dilema tashmë nuk ka më. Agron Çela është presidenti I ri I Vllaznisë. Marëveshja përfundimtare ende nuk është firmosur me krerët e Bashkisë por nuk ka më asnjë pengesë. Mbetet vetëm zyrtarizimi. Biznesmeni I njohur shkodran megjithatë ka nisur nga puna. Lëvizjet e fundit në skuadër, shoqëruar me emërimin e trajnerit Bushati, kanë miratimin e tij. Por jo vetëm kaq. Paraditen e djeshme, ekipi I Vllaznisë është nisur drejt Ulqinit për të zhvilluar atje një stërvitje dyjavore. Por para nisjes, jo më kot, vendi I caktimit për mbledhjen e futbollistëve ka qenë ambjenti pranë Grand Hotel “Europa” që është pronë e biznesmenit Çela.

Autobuzi ishte parkuar herët aty dhe futbollistët, bashkë e pjestarët e stafit, para se të hipnin në të, kanë pirë kafen e mëngjesit tek lokali I hotelit. Para nisjes ndërkohë, vetë Çela I ka takuar futbollistët një e nga një, ta biseduar për disa minuta me trajnerin Bushati dhe më pas, të gjithë sëbashku kanë pozuar para kamerave dhe aparatëve fotografikë. Biznesmeni I njohur I ka dhënë kësisoj “bekimin” skuadrës para nisjes së saj në Ulqin. Që do të thotë se tashmë me të në krye, do të nisë një epokë ndryshe për Vllazninë. Dje ai nuk ka pasë dëshirë të flasë, thjesht I ka uruar rrugë të mbarë skuadrës dhe u ka lënë të kuptohet të gjithë pjestarëve të saj se ai është tashmë pranë tyre.
Zyrtarizimi. Dikush thotë se akt- marëveshja mes tij dhe drejtuesve të Bashkisë do të bëhet pikërisht sot. Kjo gjithsesi mbetet për t’u parë. Por duket fakt I kryer. Kjo pohohet nga të dy palët por për t’u quajtur zyrtarisht president I Vllaznisë, Agron Çelës I duhet të presë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës që mendohet të bëhet më 29 ose 30 janar. Pikërisht për këtë, data 30 e këtij muaji konsiderohet nga të gjithë si momenti kur ai zyrtarisht do nisë nga puna për të investuar dhe drejtuar klubin Vllaznia. Tashmë mes tij dhe drejtuesve të Bashkisë nuk ka më asnjë mosmarrëveshje sa I takon pikave të kontratës së bashkëpunimit, kontratë që siç është bërë e ditur do të zgjasë tre vjet
Projekti. Biznesmeni Çela ka ndër mend të lërë gjurmë në këtë presidencë të dytë tek Vllaznia. Jo më kot ka bindur Artan Bushatin t’I rikthehet sërish zanatit të trajnerit dhe jo më kot me të është firmosur një kontratë për një sezon e gjysëm. Që do të thotë se presidenti I ardhshëm Çela nuk është duke menduar vetëm për sezonin aktual por më shumë për atë që do vijë më pas. Për sezonin që është në vazhdim, Vllaznia do të tentojë deri në fund një vend në katërshe, gjë që është plotësisht e arritshme. Për këtë arsye, kanë filluar negociatat dhe po tentohet të bindet Gilman Lika të firmosë për këtë skuadër, do kërkohet rikthimi në skuadër I mbrojtësit Osmani dhe po ashtu, do kërkohet ndonjë futbollist tjetër cilësor nga ana që do të vijnë në provë në ditët e ardhshme. Vetë Çela nuk ka shumë dëshirë në këto momente ndonëse “de fakto” ai është tashmë president I Vllaznisë, megjithatë duket se pret edhe bërjen “de jure”, për të shpalosur platformën e tij për këtë skuadër.
Gjergj KOLA

 

Ekipi i Vllaznise para nisjes per ne Ulqin diten e djeshme