Sporti I mundjes në vite na ka dhuruar shumë kampionë e sportistë të mëdhenj të cilët kanë lënë gjurmë me ndeshjet e tyre si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare. Nëse flasim për mundjen klasike, një nga njerëzit më të fuqishëm në vitet ’60-’70 padyshim që ka qenë Mirash Vuksani.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo dite perkon me ate te lindjes se tij. Pikerisht sot, eshte pervjetori i 88-te i lindjes se tij dhe padyshim qe eshte momenti per ta rikthyer edhe njehere ne kujtesen e lexuesve tane.

Ndoshta shumë pak vetë e dinë që mbiemri I tij në dokumenta nuk ishte “Vuksani”, por “Pjolla”. Ky I fundit është emri I lagjes në Shalë ku ai ka lindur më 19 mars 1935. Ndërkohë “Vuksani” ishte emri I të atit dhe siç ka qenë zakon në atë periudhe, shumëkush thirrej në emrin e babës dhe për Mirashin kështu ka ndodhur. Deri ditën sa u largua nga kjo jetë, të gjithë e kanë njohur si kampioni Mirash VUKSANI>

Djaloshi nga Dukagjini u zbulua shumë vonë për talentin e tij. Ka ndodhur në vitin 1959 në Spartakiadën Ushtarake ku u dallua si një sportist me të ardhme në mundjen klasike, falë trupit të tij të shkëlqyer, raporton shkodrasport.com.

Si rrjedhojë, nis të stërvitet me shumë pasion pranë ekipit të Partizanit dhe në kampionatin kombëtar të vitit 1960, të zhvilluar në muajin shtator në Durrës, ai konkurron në peshën e shtatë duke zhvilluar ndeshje shumë të bukura dhe duke I fituar të gjitha. Si rrjedhojë do të shpallej për herë të parë kampion kombëtar duke përfaqësuar ekipin e Partizanit dhe duke dhënë premisat se do të kishim të bënim me një kampion të madh.

Në kampionatin kombëtar të vitit 1961 të zhvilluar në Peshkopi në muajin nëntor, dominon ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe shpallet kampion kombëtar për herë të dytë, këtë herë në peshën e tetë, atë deri 87 kg (deri atë vit garat zhvilloheshin vetëm me 8 pesha).

Në kampionatin kombëtar të vitit 1962 të zhvilluar në muajin tetor në Durrës paraqitet mirë por renditet në vendin e dytë dhe shpallet nënkampion I vendit.

Në kampionatin kombëtar të vitit 1963 të zhvilluar në tetor në Korçë, bën paraqitje të shkëlqyer duke I fituar të gjitha ndeshjet me epërsi ndaj kundërshtarëve dhe shpallet kampion kombëtar në peshën e shtatë. Ky ishte titulli I tretë kampion për Mirash Vuksanin, citohet te shkruaje shkodrasport.com.

Në kampionatin kombëtar të vitit 1964 të zhvilluar në Peshkopi në muajin shtator, konkurron në peshën e tetë, atë mbi 87 kg duke I fituar të gjitha ndeshjet dhe duke u shpallur kampion kombëtar për herë të katërt me Partizanin.

Në vitin 1965 do të kthehej në Shkodër dhe do t’I bashkohej ekipit të Vllaznisë,. Në kampionatin kombëtar të këtij viti, të zhvilluar po në Shkodër në datat 15-19 shtator, Mirash Vuksani konkurron në peshën e shtatë dhe paraqitet shumë mirë duke I fituar të gjitha ndeshjet dhe duke u shpallur kampion kombëtar. Ky ishte titulli I pestë për të dhe I pari me fanellën e Vllaznisë.

Në vitin 1966, në takimin kombëtar të Zonës së Veriut që u zhvillua në muajin maj në Kukës, Mirashi konkurroi në peshën e gjashtë duke zënë vend të parë. Pjesë e ekipit të Vllaznisë në këtë aktivitet ishin edhe Faruk Kalleshi, Jup Sejdini, Xhevdet Elbasani, Ali Murrizi, Hamza Çela, Jonuz Selhani, Preç Pjetri, Mati Leka, Ymer Gruda, Nik Mrina, Gjon Leka, Eljaz Guri, Naim Pepa, Nikoll Grimaj etj.

Po në vitin 1966, në garat e kampionatit kombëtar që u zhvilluan në Tiranë në muajin nëntor, Mirash Vuksani konkuroi në peshën e gjashtë duke I fituar bindshëm të gjitha ndeshjet dhe u shpall kampion për herë të gjashtë (titulli I dytë për ngjyrat e Vllaznisë).

Në vitin 1967, në Takimin Kombëtar të Zonës së Veriut, konkurron në peshën e gjashtë dhe zë sërish vend të parë.

Në vitin 1968, garat e kampionatit kombëtar do të zhvilloheshin në Shkodër në datat 27-29 shtator, Vuksani konkurron në peshën e shtatë duke u shpallur kampion kombëtar për herë të shtatë (titulli I tretë I tij me Vllazninë).

Në vitin 1969, në garat e Spartakiadës 2-të Kombëtare që u zhvilluan në Tiranë në datat 24 gusht- 4 shtator, Mirash Vuksani konkurroi në peshën e tetë, atë mbi 97 kg, duke zënë vend të parë dhe duke merituar medaljen e artë. Ndërkohë, kampionati kombëtar I këtij viti u zhvillua në muajin dhjetor në Tiranë dhe ai konkurron përsërsi në peshën e tetë, atë deri 97 kg duke I fituar të gjitha ndeshjet dhe duke u shpallur kampion për të tetën herë (titull ky I katërti me Vllazninë).

Në vitin 1970 konkurron në peshën e dhjetë dhe zë vend ë dytë.

Në vitin 1971 në garat e kampionatit kombëtar individual zhvilluar në muajin dhjetor në Tiranë zë vend të dytë.

Në vitin 1972 në peshën e dhjetë, atë mbi 100 kg zë vend të dytë.

Në vitin 1973 në garat e Kupës së Republikës konkurron në peshën e dhjetë, atë mbi 100 kg dhe zë vend të parë.

Në vitin 1974 në garat e kampionatit kombëtar që u zhvilluan në muajin korrik, zë vend të dytë.

Në vitin 1975 në garat e Kupës së Republikës zhvilluar në Shkodër në muajin maj, konkurron në peshën e dhjetë dhe zë vend të parë. Ndërsa në garat e kampionatit kombëtar ekipor të këtij viti që u zhvilluan më 24-26 shtator, zuri vend të tretë. Ndërkohë në garat e kampionatit kombëtar individual zhvilluar në Shkodër në datat 15-17 tetor, konkurroi në peshën e dhjetë dhe zuri vend të dytë.

Në vitin 1976 në garat e Kupës së Republikës, zhvilluar në Durrës në datat 3-5 maj, në peshën e dhjetë zuri vend të tretë dhe këtu përfundon karriera sportive e Mirash Vuksanit.

Gjatë saj, ka marrë pjesë edhe në disa takime ndërkombëtare duke zhvilluar ndeshje të bukura dhe për këtë është nderuar nga Klubi Vllaznia me fletë të ndryshme Nderi. Po ashtu, nga Presidenti I Republikës Rexhep Mejdani, është nderuar me “Medalje të Artë” për rezultate të larta sportive, ndërsa Federata Shqiptare e Mundjes e ka nderuar me medaljen “Nderi I Mundjes shqiptare”. Nderkohe me rastin e 100 vjetorit te SK Vllaznia eshte vleresuar nga Bashkia Shkoder me “Mirenjohje” si nje nga “Mundesit e shekullit” te ketij klubi.

Mirash Vuksani është ndarë nga jeta më 5 shtator 2019 në moshën 84 vjeçare duke lënë pas një emë të madh si sportist, por edhe si njeri I dashur dhe I respektuar nga të gjithë.
Përgatitën: Bajram AGOVI & Gjergj KOLA

Rezultatet me Partizanin:

Kampion kombëtar 4 herë (1960, 1961, 1963 dhe 1964)

Rezultatet me Vllazninë:

Kampion kombëtar 4 herë: (1965, 1966, 1968 dhe 1969.

Medalje Ari në Spartakiadën II Kombëtare në vitin 1969.