Ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala, eshte i mendimit se në listën e Silvinjos për Europianin e Gjermanisë do të ketë një ose dy surpriza. Nje deklarate te tille ai e ka bere per mediat e shkruara kur ka deklaruar:

“Une jam i mendimit se mund të ketë një ose dy surpriza ne listen e kombetares. Varet si do ta logjikojë stafi, ose trajneri më tepër. Deri tani shumica e kombëtareve i kanë nxjerrë listat për Europianin, ne akoma jo. Ndoshta trajneri pret ndonjë lojtar për të marrë një vendim përfundimtar, kështu që të shikojmë.

Është e vështirë për trajnerin. Për mendimin tim, u bë mirë që u vendos për të marrë 26 lojtarë. Kjo ka qenë një temë tjetër, sepse trajneri donte që të kishte 23 lojtarë në listë, ndoshta ngaqë është më e lehtë për të bërë stërvitjen. Tani u vendos për 26 lojtarë dhe kjo mund ta ndihmojë të marrë ata sulmues që mund të ishin në dyshim.

Po, është vërtet e vështirë per trajnerin, sepse 3 lojtarë do të përfundojnë në tribunë. Por, mendoj se janë tri ndeshje dhe është më mirë kur ke më shumë opsione. Një lojtar që në një ndeshje është në tribunë, në ndeshjen tjetër mund të jetë i nevojshëm për skuadrën”.