Nga Ridvan TULA

I nxitur nga opinionet e ndryshme në lidhje me golin e parë të shënuar nga skuadra e Izraelit, nga këndvështrimi im rezulton jo si një rivënie e topit nga vija fundore, por si një goditje standarte e parapregatitur më së miri.

Po ta shohim me kujdes, e gjithë skuadra Izraelite është e vendosur rreth 30 metra në gjysmëfushen e saj, me përjashtim të 3 lojtarëve.

Jan 2 lojtarë të skuadrës së Izraelit që përpiqen të zhvendosen nga qendra e fushës në të njejtin drejtim anash, me qëllim lirimin e zonës në qendër të mbrojtjes tonë.

Lojtari i 3-të i shpëton mbulimit të mbrojtësit tonë të krahut të majtë dhe drejtohet pikërisht aty ku është përcaktuar të hidhet topi nga portieri.

Dhe për ta vërtetuar që ishte një skemë e parapregatitur, mjafton me pa lojtarët izraelitë që vrapojnë të përgëzojnë portierin.

Në qoftë se duhet se s’bën që të kryqëzohet dikush nga skuadra jonë, gjithmonë sipas mendimit tim, është portieri jonë.

I vendosur shumë larg skuadrës dhe krejtësisht i pavëmendshëm. Gjithsesi, kjo nuk e justifikon punen e mangët që bëhet, si në njohjen me ndryshimet e rregullores së futbollit por edhe me seancat teorike që për hir të së vërtetës nuk zhvillohen thuajse aspak.

Prapëseprapë, gjithmonë për rastin e golit të parë, nqse do të më duhej të zgjidhja midis “BRAVO” për Izraelin, apo “TURP” për ne, unë do të kisha zgjedh të paren.

Edhe pse ky episod i lojës plus të qenurit të pafat, pa mohuar edhe vlerat e portierit izraelit, na dëmtunan në këtë ndeshje. Gjëra që ndodhin në futboll. Nuk është fundi i botës. Uroj që të nxirren mësime nga kjo ndeshje si dhe të punohet më shumë në aspektin teorik.