Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Elvis Beqiri e ka nisur turneun miqësor , me humbje nga 17-vjeçarët e Anglisë. Shqipëria është mposhtur me rezultatin 0-2 me golat e shënuar nga Lusala që në minutën e dytë dhe nga Delap në të 70-tën.

Elvis Beqiri e ka nisur kështu me humbje aventurën e tij të re si trajner i 17-vjeçarëve. Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të luhet nesër në orën 12:00 ndaj organizatorëve të Turqisë. Kombëtarja turke ka mundur sot Moldavinë me rezultatin e thellë 4-0.

Kombëtarja shqiptare e nisi ndeshjen me këtë formacion: Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj(C).

Siç shikohet, ne kete ndeshje ne formacionin baze te kombetares U17 kane qene kater futbolliste shkodrane. Duke filluar nga portieri Rroku qe luan ne Greqi me Akademine e Olimpiakos, per te vazhduar me mbrojtesit Preka (KF Shkodra) dhe Pjeshka (AAS) dhe per te perfunduar me mesfushorin Mitaj qe luan ne Greqi me Akademine e AEK.

Ky i fundit madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit per kombetaren kuqezi. Megjithate duhet thene se perballe Shqiperia ka patur nje kundershtar shume te forte siç eshte kombetarja angleze.