Karriera e arbitres shkodrane Soada Tushaj dalengadale po njeh rritje. Dy dite me pare ajo ka qene arbitre e katert ne nje ndeshje zyrtare te luajtur ne Azerbajxhan ne mes kombetares vendase te femrave dhe asaj te Malit te Zi.

Kjo ndeshje e vlefshme per kualifikueset e Kampionatit Boteror u fitua nga vendaset 1-0. Ajo u gjykua nga nje katershe arbitrash shqiptare.

Kryesore ka qene arbitrja me stemen e FIFA-s Emanuela Rrusta, ndersa asistente te saj kane qene Erinda Kume dhe Mirjeta Salla ndersa arbitre e katert ka qene shkodrania Soada Tushaj.

Kjo e fundit ka ndjekur disa seminare te UEFA-s dhe duket ne rrugen e duhur per te patur nje karriere te suksesshme. Ndërkohë për Emanuela Rustën mund të thuhet se kjo ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani që ka gjykuar në karrierë, pasi më herët ka qenë kryesore në takime të futbollit të moshave në Europë./SHKODRA-SPORT.COM/