Mesfushori shkodran Ardit Krymi nuk do te vazhdoje rrugetimin ne “Chempions League” me ekipin e tij Shakhtar Soligorsk. Ndonese ai konsiderohej sonte pretendent per t’u kualifikuar ndaj Mariborit ngaqe ne ndeshjen e pare kishin barazuar 0-0, por nuk ka ndodhur keshtu.

Ne ndeshjen e luajtur sot ne Turqi (ngaqe UEFA nuk lejon ndeshje ne Bjellorusi) per shkka te situates se krijuar ne ate Rajon, ka qene Maribor qe ka fituar me rezultatin 2-0 dhe ai eshte kualifikuar per ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem.

Krymi nga ana e tij ka qene 90 minuta ne fushen e lojes dhe eshte munduar te beje me te miren per Shakhtar, por gjithsesi perpjekjet e tij nuk kane vlejtur sepse kane shenuar nga nje gol per secilen pjese loje dhe kane avancuar me tej.

Ne kete menyre, per shkodranin 26 vjeçar rrugetimi i tij ne kompeticionin me te rendesishem europian per klubet mbyllet ketu, por gjithsesi mbetet nje eksperience shume pozitive per te.

Mbi te gjitha e rendesishme eshte qe Krymi eshte titullar duke treguar vlera edhe ne kete pervoje te pare te tij larg Vllaznise dhe me shume siguri qe ai do te rritet edhe me shume nga ana profesionale ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/