...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArdit Mani: Vllaznia luan sezonin në këtë javë, pozitiv rikthimi i emrave...

Ardit Mani: Vllaznia luan sezonin në këtë javë, pozitiv rikthimi i emrave të rëndësishëm

I ftuar mbrëmë në rubrikën e Star Sport ishte edhe një nga trajnerët e mirënjohur të moshave në futboll, Ardit Mani. Trajneri i akademisë Shpresa foli për tema të ndryshme të sportit dhe futbolli në veçanti.

Patjetër në komentet e tij gjeti vend edhe Vllaznia, ku Mani cilësoi si thelbësore dy ndeshjet e rradhës të kuqebluve.
Mani u shpreh duke thënë: “Ky pushim që erdhi për shkak të ndeshjeve të kombëtares besoj se ka qenë pozitiv.

Skuadra ka rikuperuar disa elementë të rëndësishëm që kanë munguar në ndeshjet e fundit për shkak dëmtimesh, por edhe është qetësuar në përgjithësi. Kjo për shkak të rezultateve jo edhe aq pozitive në periudhën e fundit.

Them se ndeshja e rradhës kundër Partizanit në kupë është shumë e rëndësishme. Kjo jo vetëm për të qenë në garë për trofe, por edhe për moralin që do kenë futbollistët në vazhdimësi.

Një sukses do ishte shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit. Nuk është se edhe kundër Kastriotit në kampionat do jetë një duel më i lehtë, por kam besimin se Vllaznia do i kalojë me sukses këto sfida”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.