Armando Broja i magjepsi të gjithë në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Viteses në kampionatin holandez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dopietë në triumfin 0-2 që skuadra e tij arriti në transfertë.

Edhe pse Vitese luajti një pjesë me 10 lojtarë, kjo nuk e pengoi aspak sulmuesin 19-vjeçar, që të nxirrte në pah klasin e tij, duke tundur 2 herë rrjetën e kundërshtarëve.

Shqiptari u zgjodh padyshim njeriu i ndeshjes, ku në 78 minutat e aktivizuara, u vlerësua nga faqja e specializuar “SofaScore” me notën 8.8.

Sulmuesi në 3 tentativat drejt portës, 2 prej tyre i dërgoi në rrjetë.

Një statistikë që vlen të evidentohet janë dhe driblimet. Në përballjen e sotme Broja ishte 100% i saktë për sa i përket driblimeve.