Janë luajtur sfidat e javës së 6-të në Ipko Superligën e Koosvës dhe takimi mes Trepçës’89 dhe Feronikelit, e zhvilluar në Mitrovicë ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Një rezultat që nuk u bën shumë punë të dyja skuadrave.

Të dyja ekipet, për vetë synimet që kanë kanë synuar 3 pikët në ndeshjen e sotme, por me këtë barazim ndodhen në pozita aspak komode. Madje, janë shumë afër zonës së skuadrave që bien një kategori më poshtë.

Megjithatë kanë kaluar vetëm 6 javë dhe është shumë herët për të bërë llogari, edhe pse prtendimet e të dyja skuadrave kanë qenë madhore kur ka nisur gara, aq më tepër që kanë qenë shumë aktive në merkaton e verës…