HomeSHKODRANET NEPER BOTEArmando Vajushi, tjetër gol për Liteksin. Këtë herë në Kupë

Armando Vajushi, tjetër gol për Liteksin. Këtë herë në Kupë

Mesfushori shkodran Armando Vajushi shfaqet sërish si golashënues për Liteksin. E ka bërë këtë gjë edhe mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Bullgarisë të luajtur ndaj  Spartak Varnës duke mbyllur fitoren e thellë 6-1 të skuadrës së tij ngaqë ishte goli i fundit i kësaj ndeshje. Bjondi 21 vjeçar ka bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në këtë takim, jo vetëm duke shënuar por edhe duke dhënë asiste për shokët e tij të skuadrës.

Liteksi në fakt e kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë të fituar në transfertë, por dje e ka kompletuar atë me një fitore edhe më të thellë. Skuadra ka patur një rritje shumë të madhe në ndeshjet e fundit teksa është ngjitur në vendin e tretë në kampionat dhe është në tetë skuadrat më të mira të Kupës. Një kontribut të madh tek kjo skuadër po jep edhe shkodrani Vajushi me lojën e tij në mesfushë por edhe me golat që po shënon teksa ka shënuar pesë të tillë në kampionat dhe dy në kupë.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments