Kualifikueset e kontinentit europian për Botërorin Katar 2022 po vijnë drejt fundit. Gjitha kombëtaret e kontinentit të vjetër do luajnë takimet e tyre të fundit në këto ditë dhe do përcaktojnë se kush do jetë pjesë e botërorit aziatik. E si në çdo fund të kualifikueseve bëhen bilancet e kombëtares më të mirë.

Kështu Danimarka është kombëtarja me rekordin perfekt deri më tani. Skandinavët kanë grumbulluar pikët e plota në grupin F të kualifikueseve. Ata numërojnë plot 8 fitore në 8 takime duke grumbulluar 24 pikë. Por ajo çfarë bën më interesante statistikat e danezëve janë edhe golat.

Bardhekuqtë kanë realizuar 27 të tillë me një mesatare prej 3.3 golash për ndeshje. Ku ende nuk kanë pësuar asnjë gol në këto kualifikuese, duke vendosur një rekord absolut në këtë drejtim. Në një grup ku janë pjesë edhe kombëtare si Austria apo Skocia, Danimarka ka qenë e pandalshme.

Sonte në orën 20:45 ata do presin kombëtaren modeste të Ishujve Faroe në Kopenhagen. Një tjetër përballje për të pasuruar rekordet e këtyre kualifikuesve danezëve, të cilët luajnë për statistikë pasi kualifikimi për në botërorin e Katarit është siguruar prej kohësh.
Endri ÇINARI