Ka përfunduar pjesa e dytë dhe i gjithë takimi mes Tiranës dhe Kastriotit me rezultatin 2-2. vlefsh Bardheblutë arrijnë të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë në Kamëz kishte përfunduar 1-4 për Tiranën dhe me rezultat të përgjithshëm 6-3 kualifikohen për më tej.

Pjesa e parë foli për ekipin e Shehi që kishte bërë disa zëvëndësime në formacion. Bardheblutë shënuan dy gola të shpejtë me Hasanin dhe Najdovski. Arapi për Kastriotin doli me të kuqe dhe kjo e bëri më të lehtë për Tiranën. Por në pjesën e dytë ekipi i Shehit e uli ritmin dhe kjo i dha mundësinë krutanve të ishin kërcënues.

Pas një krosim në zonë dhe një rrëmuje Iseni dërgoi topin në portën e tij duke shënuar autogol dhe rezultati u ngushtua 2-1. Në të 82-tën Kastrioti fitoi një penallti dhe Ajazi dërgoi topin në rrjetë duke barazuar 2-2.

Kështu krejt takim mbyllet në barazim me bardheblutë të kualifikuar. Krutanët largohen me kokën lart nga ky kompeticion pasi arritën të kthejnë rezultatin me një lojtar mangët.

Tirana-Kastrioti 2-2

(Hasani 13′ pen., Najdovski 23’/ Iseni a.g 72′, Ajazi 82′)