Konsiderohet “portieri i kupes” sepse stafi keshtu ka vendosur: Kristi Qarri do t’i luaje te gjitha ndeshjet e Vllaznise te vlefshme per Kupen e Shqiperise dhe si rrjedhoje do te jete ne porte edhe ne ndeshjen e neserme ndaj Partizanit, te vlefshme per turin çerekfinal te ketij kompeticioni.

Vete Qarri sot eshte perzgjedhur nga ana e klubit shkodran per te dale para gazetareve ne konferencen e shtypit te pragndeshjes teksa eshte shprehur:

“Neser kemi nje ndeshje shume te veshtire me Partizanin. Normal qe rezultati per momentin na favorizon ne sepse kemi marre nje fitore me vlere ne ndeshjen e pare, por kjo nuk do te thote se ka perfunduar gjithçka. Eshte edhe nje 90 minutesh tjeter per t’u luajtur dhe duhet te jemi sa me shume vigjilent ne fushen e lojes dhe te perqendruar.

Une perpiqem te jap maksimumin tim ne çdo moment qe me jepet mundesia per te luajtur. Po ashtu, edhe ne çdo seance stervitore mundohem te tregoj me te miren time. Pastaj eshte ne doren e stafit teknik per te vendosur se kush do te luaje, une per vete do te jem i gatshem ne çdo moment”.

Sa i takon ndeshjes se neserme, ne jemi te pergatitur per gjithçka, por besoj se do te kualifikohemi ne kohe te rregullt. Per mua personalisht me mire qe ndeshja do te luhet me tifoze sepse ata te japin me shume adrenaline ne fushen e lojes. Per mua eshte emocion dhe pergjegjesi shume e madhe te luaj me Vllaznine, sepse me kete fanelle kane luajtur portiere shume te medhenj dhe besoj se e pune e perkushtim, do te arrij ta justifikoj kete gje”./SHKODRA-SPORT.COM/